Prishtinë, Dt.12.04.2023
Ne frymën e mbështetjes teknike për vlerësimin e kapaciteteve dhe të bashkëpunimit në mes të institucioneve homologe , me ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme ,sot në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent u pritën në takim pune nga Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar me staf ekipi i ekspertëve të Menaxhimit Emergjent , i kryesuar nga udhëheqësi i ekipit për Zvogëlimin e Rreziqeve nga fatkeqësitë në Holandë z. Rutger PERDON.
Temat e diskutimit kishin në fokus këmbimin e përvojave ne menaxhim me fatkeqësi nga të dyja vendet, duke filluar me njohjen për modelin vendor të menaxhimit me fatkeqësi në Kosovë. Nga drejtuesit e departamenteve përkatëse të AME-s ekipi i eksperteve u njoftua për gjendjen aktuale , si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, duke paraqitur edhe vizionin për zhvillimet në të ardhmen e afërt në dy nivelet e administrimit , atë Lokal dhe Qendrorë.
Ekipi vlerësues shprehu gatishmërinë e vazhdimit me vizita edhe në Komunat e goditura nga vërshimet e fundit të këtij viti, pas të cilave do të dal para institucioneve te vendit me një raport përmbledhës mbi gjendjen e fushës se Menaxhimit Emergjent në Kosovë.